Nuk është e vërtetë që Zelenski ka ikur nga Ukraina në Londër

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky / Fotografia: AFP/ Getty Imagess

    Recensojmë një postim në Facebook në të cilin është shpërndarë një lajm nga portali “MKD Pres”, në të cilin thuhet se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nuk ndodhet në Ukrainë. Në titullin e lajmit thuhet:

    Kur presidenti është komedian, vendi zakonisht do të jetë tragjik! Zelenski këtë mëngjes i premtoi popullit të Ukrainës se do të jetë me ta deri në fund, ndërsa tani po bën valixhet për në Londër!

    Edhe në përmbajtjen e tekstit, duke cituar burime të supozuara diplomatike, portali pretendon se Zelenski ndodhet jashtë vendit dhe duke qenë se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka ofruar azil, supozohet se cili është destinacioni i radhës.

    Megjithatë, kjo është dezinformatë. Presidenti i Ukrainës ndodhet në Ukrainë dhe këtë e ka konfirmuar përmes një video-paraqitje, të cilën mund ta shikoni më poshtë duke filluar nga sekonda e 50:

    Do të qëndroj në kryeqytetin e Ukrainës. Familja ime është në Ukrainë dhe fëmijët gjithashtu. Familja ime nuk është tradhtare, por qytetarë të Ukrainës. Nuk kam të drejtë të them saktësisht se ku janë. Sipas informacioneve që kemi, armiku më ka shënuar si qëllimi numër 1, familjen time numrin 2. Ata duan të dëmtojnë politikisht Ukrainën duke shkatërruar udhëheqjen shtetërore.

    Në këtë paraqitje Zelenski thotë se ai me familjen dhe fëmijët e tij janë në Ukrainë, dhe shton se nuk është tradhtar.

    Si provë kurorëzuese se ai nuk është larguar nga Ukraina, Zelenski publikoi edhe një video me lidershipin shtetëror të xhiruar në qendër të Kievit, e cila dëshmon se ai nuk është larguar nga kryeqyteti.

    Këtu jemi, në Kiev, e mbrojmë Ukrainën, ka shkruar ai.

    Siç raporton edhe televizioni “Telma”, Zelenski deklaroi se ishte në Kiev dhe se nuk ishte larguar nga Ukraina, por nuk mund të zbulonte vendndodhjen e saktë, duke shtuar se kishte raportime të rreme se ai ishte larguar nga vendi.

    Sipas britanikes “Standard”, Zelenski ka deklaruar se do të qëndrojë në Ukrainë pavarësisht se ai është objektiv.

    Duke pasur parasysh të dhënat e mësipërme, konsiderojmë se nuk është e vërtetë që presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski është arratisur nga vendi për në Londër, siç pretendohet gabimisht në postimin që po recensojmë.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Shkrimi është recensuar më 28 shkurt, 2022.

    Lajmi Paraprak

    Në Ukrainë nuk ka laboratorë të armëve biologjike që udhëhiqen nga ShBA

    Lajmi i rradhës

    MM-ja mirëpret vendimin e Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë për tërheqje nga greva

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë