Vështirësi në hetimet për “bombat nëpër shkolla”

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pas kontrolleve të kryera në objektet e shkollave në Shkup, në të cilat me e-mail janë dërguar raporte për vendosje të mjeteve shpërthyese, është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme. “Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të detajuara nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Të tilla lajmërime janë dërguar në tetë shkolla të mesme në Shkup – “Rade Jovçevski – Korçagin”, “Orce Nikolov”, “Josip Broz Tito”, “Pance Arsovski”, “Nikola Karev”, “Vlado Tasevski”. , “Mihajlo Pupin” dhe “Cvetan Dimov”, si dhe në shkollat ​​fillore “Koço Racin” dhe “Petar Pop Arsov”. MPB-ja gjithashtu tha se përfundimisht u konfirmua dyshimi i tyre i parë, pra, se bëhet fjalë për raporte të rreme.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se denoncimet për bomba në shkolla vijnë nga adresa të mbrojtura nga jashtë. Spasovski tha se për këto lloj kërcënimesh nuk vihet lehtë deri tek faktet dhe të dhënat dhe se paraprakisht nëse nuk i sigurohen faktet dhe të dhënat konkrete nuk mund të veprojë as Prokuroria e as Gjykata. “Është kryer komunikim menjëherë edhe me vendet partnere edhe me organizatat partnerë, INTERPOL, EUROPOL dhe të gjitha të tjerët që i kemi. Bëhet fjalë për lidhje VPN që janë nga Zvicra dhe për këtë do të duhet që përmes ndihmë ndërkombëtare juridike të merren këto informacione dhe të dhëna sepse njerëzit, respektivisht shtete nuk duan t’i ndajnë informacionet në këtë mënyrë, nuk mund të vihet deri tek përgjigja e shpejtë”, tha mes tjerash Spasovski.Ai gjithashtu tha se cilado qoftë arsyeja që sjell një përçarje dhe pasiguri të tillë mes qytetarëve, autorët duhet të dënohen ashpër.  “Këto janë sulme hibride dhe tani mund të jenë shumë më të rrezikshme, do të thosha, se ato konvencionale. Dhe ky është qëllimi i këtyre sulmeve, për të shkaktuar pasiguri te qytetarët, panik, frikë, për të shkaktuar jostabilitet në shtet, në institucione, për të nxitur tensione të caktuara, theksoi ministri i Punëve të Brendshme.

    Tre kërcënime të reja u dhanë dje në tri shkolla të Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur MPB-ja, e cila tha se se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme,“Sot rreth orës 07:30 në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të tri shkollave fillore të Shkupit është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe më pas janë kryer kontrolle të detajuara nga ekipi anti-terror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme”, njoftojnë nga MPB-ja. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “Buxheti i vitit të ardhshëm do të sigurojë stabilitet ekonomik dhe zhvillim”

    Lajmi i rradhës

    Mjekët amë kërkojnë zgjidhje për pikët shtesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë