Vetëm 360 persona kanë aplikuar për punë, Bechtel&Enka ka nevojë edhe për dy mijë punëtorë

    Deri tani vetëm 360 persona kanë parashtruar kërkesë për punësim në projektin për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D nga panairi për punësim i kompanisë Bechtel dhe Enka.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se kompania ka nevojë për së paku 2.000 punëtorë.

    “Sapo bisedova me menaxherin e projektit, deri tani kanë 360 CV që po i rishikojnë, nga bashkëqytetarë tanë, nga profile të ndryshme, por kjo është pak sepse për momentin më së paku “Bechtel dhe Enka” i nevojiten 2.000 punëtorë tanë, për këtë shkak këta panaire për punësime dua të jenë nxitje për të gjithë bashkëqytetarët tanë”, tha Kovaçevski.

    Ai njoftoi se sipas parashikimeve, deri në përfundim të projekteve, kompania do të ketë nevojë për 8.000 punëtorë.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Supreme nuk është konsultuar për ndryshimet në Kodin Penal

    Lajmi i rradhës

    Prespa humb një sasi të madhe të ujit, banorët i druhen një katastrofe natyrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë