Vetëm në tre produkte ka pasur ulje të çmimeve në RMV, të tjerat shënuan rritje deri 32 për qind

    Në bujqësinë e Maqedonisë së Veriut në muajin shkurt u regjistruar rritje e madhe e çmimeve te produktet, përkundër se shpenzimet janë ulur. Te produktet bimore ka rritje për 23.8 përqind, ndërsa te ato blegtorale 1.6 %.

    “Çmimet në bujqësi në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zvogëluar tek inputi për 0.6 %, tek autputi janë zmadhuar për 20.7 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Fondet e shpenzuara në bujqësi janë ulur për 1.1 përqind, ndërsa te fondet e destinuara për investime në bujqësi kemi rritje për 6.4 përqind.

    Rritje më e madhe e çmimeve u regjistrua te perimet 32.2 përqind dhe prodhim i bimëve 23.8 përqind. Ulje u regjistrua vetëm te frutat dhe rrushi (7.2 %), bimë të bagëtive (2.9 %) dhe produktet me origjinë shtazore (2.2 %).

    Lajmi Paraprak

    Bujqit në RMV mezi mbulojnë mirëmbajtjen e traktorëve

    Lajmi i rradhës

    Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë