Vetëm një vend i ka shpëtuar tarifave të reja të Trump

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të shtyjë për 90 ditë vendosjen e tarifave të reja doganore vetëm për Meksikën, ndërkohë që dhjetëra vende të tjera në botë janë goditur nga masa të ashpra tregtare.

    Ky vendim vjen pas përpjekjeve intensive diplomatike nga ana e Meksikës dhe presidentes së saj, Claudia Sheinbaum.

    Kjo e fundit ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie të qëndrueshme me Trumpin, pavarësisht mungesës së takimeve direkte.

    Këshilltarë të fushës tregtare vlerësojnë se strategjia e Meksikës ka qenë “mjeshtërore”, duke ruajtur qetësinë dhe duke mos u prekur nga provokimet.

    Në këmbim, Meksika ka pranuar të forcojë masat për sigurinë kufitare dhe luftën kundër narkotikëve, duke fituar kështu një përjashtim të rëndësishëm nga tarifat që priteshin të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

    Ky zhvillim është një fitore diplomatike për Meksikën dhe një tregues i rëndësishëm për mënyrën sesi marrëdhëniet tregtare dhe politike formësohen në epokën Trump.

    Lajmi Paraprak

    EShR: Ministria e Jashtme s’ka dhënë raport se si janë shpenzuar 124 milionë denarë

    Lajmi i rradhës

    “Fëmijët po vdesin nga uria”- OBSh: 12 mijë të mitur nën pesë vjeç vuajnë nga kequshqyerja në Gaza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë