VETËVENDOSJA NË RMV | Lapaj: personat që do të angazhohen, të mos jenë të korruptuar

    Aktivisti nga Shqipëria, Adriatik Lapaj i pyetur në TV21 se ardhja e tij a do të sjellë edhe formimin e një lëvizjeje edhe në Shkup, Lapaj tha se jo, përcjell Nistori.

    “Për vota kanë shkuar shumë të tjerë kudo. Po shkoj aty (në Shkup) sepse vlerësoj se Shqipëria pa vlerësuar rëndësinë e popullit të vet, në trevat ku jeton, nuk do të jetë kurrë një shtet që do të shkëlqejë”, tha Lapaj.

    “Kam komunikim me Vetëvendosjen” – Lapaj komenton paralajmërimin se VV do të hapë degë në Maqedoni

    Aktivisti Lapaj ka pranuar se ka komunikim me segmente të caktuara të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Megjithatë, Lapaj tha se paralajmërimi i kësaj partie se do të hapë degë në Maqedoninë e Veriut, duhet të ketë një kriter bazë: personat e angazhuar, të mos jenë të korruptuar.

    “Shqiptarët i kanë marrë në qafë përfaqësuesit politikë të cilët kanë harruar misionin për të cilin kanë marrë votën”, tha Lapaj më tej.

    “Do të shembet i gjithë sistemi” – Adriatik Lapaj tregon si do ta bëjë ndryshimin në Shqipëri

    Në Gjykatë janë të regjistruar si lëvizje qytetare, por udhëheqësi i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se pavarësisht se nuk veprojnë si parti politike, do të bëjë ndryshimin që synojnë në Shqipëri, transmeton TV21.

    “Kemi në parim rregulla, që vlejnë si për ata që kanë votuar Partinë Socialiste, si atyre që kanë votuar Partinë Demokratike, si atyre që konsiderohen ballista apo që e kanë pasur gjyshin komunist, sepse janë rregulla që të gjitha palët mund të garojnë për të ndjekur meritokracinë dhe për të promovuar më të mirën. Në Shqipëri, fatkeqësisht ka një ngurtësim të elitës politike dhe kjo ka sjell një ngurtësim të të gjitha strukturave tjera… Shembja e këtij ngurtësimi në politik, do të sillte shembjen e gjithë atij sistemi dhe do të hapte mundësi të reja për të rinjtë… Kosova në këtë drejtim është avangardë, ka ecur shumë përpara, sepse atje ka lista të hapura…”, tha mes tjerash Lapaj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Çashkës nuk lejojnë mësim në gjuhën shqipe

    Lajmi i rradhës

    Osmani: do të koalicionojmë me VMRO-DPMNE-në, nëse i pranon tri marrëveshjet strategjike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë