Osmani: do të koalicionojmë me VMRO-DPMNE-në, nëse i pranon tri marrëveshjet strategjike

    Foto editimi: Nistori

    Pa u pranuar tre marrëveshjet strategjike, BDI-ja nuk koalicionon me VMRO-DPMNE-në

    Ministri i Jashtëm dhe njëherazi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në Click Plus në TV21. Duke folur për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se BDI-ja nuk do të koalicionojë asnjëherë me VMRO-DPMNE-në nëse ata nuk i pranojnë tre marrëveshjet strategjike siç janë Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë, përcjell Nistori.

    “Në këtë rritje të nacionalizmit te komuniteti maqedonas, që platformën e vet politike e bazon në shqiptarofobi, EUfobi, në bullgarofobi, që rrezikon shtyllat e shtetit, siç janë Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, e vetmja mbrojtje është një parti politike me pikëpamje strategjike siç është BDI-ja. Prandaj, BDI-ja del mirë me anketa sepse mbrojtjen nga ky nacionalizëm në rritje e shohin vetëm te Ali Ahmeti dhe të BDI-ja. Ne e kemi thënë qartë, vijat tona të kuqe janë tre marrëveshjet, BDI-ja është gardiane e marrëveshjeve dhe asnjë koalicionim nuk do të ndodhë me një parti politike që kundërshton këto tre marrëveshje.”- tha Osmani.

    Osmani, siguroi se nëse BDI humbë zgjedhjet qoftë edhe me vetëm një votë dallim, nuk do t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Sipas tij, qytetarët shqiptarë janë ata që vendosin se cila parti politike duhet t’i përfaqësojë.

    “BDI po e pati një votë më pak se një parti politike tjetër, prej sot po ua nënshkruaj në emër të BDI-së, në emër të Ali Ahmetit, si zëdhënës i tij, si nënkryetar i tij. Po them që BDI nuk do jetë pjesë e Qeverisë me asnjë kusht. Shqiptarët me asnjë kusht nuk mund të përfaqësohen në Qeveri përpos nga ai që reflekton vullnetin e qytetarëve.”- deklaroi Osmani.

    E kur jemi te partitë politike dhe atë se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët, në Maqedoni së fundmi ka paralajmërime se Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, do të hapë degën e saj në Maqedoni. Osmani për këtë shprehet se nuk ka nevojë dhe se do të dështojë. Sipas Osmanit, këto paralajmërime janë tentim për përçarje.

    “Edhe në Maqedoninë e Veriut nuk ka nevojë për ndërhyrje të tillë. Do të dështojë siç kanë dështuar në të kaluarën mirëpo do të mbetet ajo shija e hidhur e tentimit për t’u treguar mend shqiptarëve të Maqedonisë se si duhet të organizohen për shkak se ne nuk jemi prej dje këtu. Ne kemi arritur një progres të pozicionit tonë etnik me hapa kuantik dhe nuk mundet askush të na tregon se si bëhet politika këtu. Unë shpresoj që këto tendenca vërtetë do të zbehen për shkak se do shohin se nuk ka tokë pjellore këtu për përçarje.”- tha Bujar Osmani – Nënkryetar i BDI-së.

    “VMRO-ja udhëheq frontin anti-europian”

    Osmani thotë se dallimi vjen ngaqë BDI udhëheq frontin europian, kurse VMRO-DPMNE-ja frontin anti-europian.

    “Nuk po bëj politik, saktë po tregoj – asnjëherë nuk janë ndarë frontet. Fronti europian, bartës i të cilit, paradigmë e të cilit është BDI-ja mendoj kjo shihet qartë dhe fronti anti-europian i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Prandaj diskursin politik përplasjen kryesore e keni VMRO me BDI-në që ka qenë e jashtëzakonshme dikur për shkak se ne kemi dy elektorate të ndryshme”, tha Osmani.

    “U pengojnë shqiptarët” – thotë Osmani për VMRO-në dhe LSDM-në

    Bujar Osmani nga partia e integristëve ka dërguar akuza të rënda drejt VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së sa i takon marrjes së pozicioneve shtetërore nga BDI.

    Osmani thotë se atyre po u pengon barazia mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

    “VMRO-DPMNE-ja dhe gjithë ajo klika nacionaliste edhe jashtë VMRO-DPMNE-së u pengojnë shqiptarët, nuk ju pengon BDI-ja. U pengojnë shqiptarët. Bile edhe në LSDM ka të tillë që u pengon barazia dhe shqiptarët dhe nuk e thonë për shkak se është politikisht jokorrekte të thoni shqiptarët po na e marrin monopolin, por thonë BDI-ja po bën korrupsion. Jo, jo. Shqiptarët po e thyejnë monopolin ekonomik”, tha Osmani.

    Pa u pranuar tre marrëveshjet strategjike, BDI-ja nuk koalicionon me VMRO-DPMNE-në

    Duke folur për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se BDI-ja nuk do të koalicionojë asnjëherë me VMRO-DPMNE-në nëse ata nuk i pranojnë tre marrëveshjet strategjike siç janë Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë.

    “Në këtë rritje të nacionalizmit te komuniteti maqedonas, që platformën e vet politike e bazon në shqiptarofobi, EUfobi, në bullgarofobi, që rrezikon shtyllat e shtetit, siç janë Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, e vetmja mbrojtje është një parti politike me pikëpamje strategjike siç është BDI-ja. Prandaj, BDI-ja del mirë me anketa sepse mbrojtjen nga ky nacionalizëm në rritje e shohin vetëm te Ali Ahmeti dhe të BDI-ja. Ne e kemi thënë qartë, vijat tona të kuqe janë tre marrëveshjet, BDI-ja është gardiane e marrëveshjeve dhe asnjë koalicionim nuk do të ndodhë me një parti politike që kundërshton këto tre marrëveshje”, tha Osmani.

    Kush po e lut më mirë ASh-në, LEN-i apo BDI?

    Informacione të ndryshme qarkullojnë në publik se me Aleancën për Shqiptarët po bisedohet për koalicionim parazgjedhor, si Lidhja Europiane për Ndryshim – opozita ashtu edhe Bashkimi Demokratik për Integrim – në pushtet.

    Por, Osmani nga BDI tha se po bisedohet se si do të realizohet interesat e shqiptarëve më mirë, të bashkuar apo të ndarë?

    “Unë nuk mendoj se e lusim njëri – tjetrin. Ne bisedojmë për plane, për strategji, për interesa, se si realizohen interesat e shqiptarëve më mirë, bashkë apo të ndarë? Bisedohet por partitë tani kanë organet partiake dhe vendosin. Nuk është çështje e lutjes”, shtoi Osmani.

    VMRO-së mund t’i duhen vetëm 3 deputetë shqiptarë për të bërë Qeverinë?! Osmani: Nuk ka më “shqiptarë të ndershëm”, parimi fituesi me fituesin nuk është zhbërë!

    I pyetur për koalicionet e ardhshme qeveritare, Osmani deklaroi se nuk ka më “shqiptarë të ndershëm” që do t’i prezantojnë shqiptarët në Qeveri, duke potencuar se, nëse BDI-ja ka një votë më pak se një parti politike tjetër, nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie. Osmani tha po ashtu se parimi “fituesi me fituesin” nuk është zhbërë pasi hyn në lojë badenteri si instrument mbrojtës i komuniteteve të tjera.

    “Nuk ka më “shqiptarë të ndershëm” që do t’i prezantojnë shqiptarët në Qeveri. BDI-ja nëse e ka një votë më pak se një parti politike tjetër, nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie. Parimi “fituesi me fituesin” nuk është zhbërë, sepse këto parime, badenteri me instrumentet mbrojtëse, nuk janë për të mbrojtur ata që kanë shumicën. Nuk janë mekanizimi për të mbrojtur partinë më të madhe. Parimi i “fituesit me fituesin” është parim i badenterit, për të mbrojtur komunitetet e tjera.”- tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    VETËVENDOSJA NË RMV | Lapaj: personat që do të angazhohen, të mos jenë të korruptuar

    Lajmi i rradhës

    Konsumues të kafesë plot, por s’ka kush të shërbejë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë