A mund të shkaktojë krizë politike në Maqedoni vetoja e Bullgarisë?

    Dështimi i Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës së negociatave me BE-në do ta thellon krizën politike në vend. Ekspertët vlerësojnë se ky dështim në rrugën drejtë BE-së, nuk buron thjeshtë nga vetoja bullgare, por nga shumë faktor të brendshëm. Sipas Voisllav Zafirovskit, dallimet e thella mes palëve dhe niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit krijojnë bazë për destabilizim të vendit.

    Problemet janë të ndryshme, duke filluar nga marrëdhëniet e këqija me Bullgarinë, por problemi kryesor është gjendja brenda shtetërore ku kemi korrupsion të lartë, krim të organizuar, gjyqësor i keq, mos funksionim i shtetit të drejtë. Kusht për fillimin e negociatave kriteret politike të thëna qartë. Në këtë linjë ne nuk mund dot t’i nisim negociatat. Arsye mund të gjejmë me Bullgarinë, por arsyet janë të brendshme. Definitivisht do të thellohet kriza politike në të cilën neve ndodhemi në vazhdimësi 20 vitet e fundit.”– deklaroi Voisllav Zafirovski, ekspert sigurie.

    Një krizë e tillë mund të pason me cenimin e sigurisë shtetërore derisa për bazë merret edhe kriza ekonomike dhe shëndetësore. Por sipas Zafirovskit nuk ka element të cilët rrezikojnë sigurinë shtetërore nga jashtë.

    Maqedonia e Veriut rrezikohet nga brenda, jo nga faktorët e jashtë. Kjo për shkak të dallimeve të thella, drejtësisë selektive, për shkak të varfërisë nga kriza ekonomike, kriza shëndetësore etj. Nëse ka indikacione për destabilzim të mundshëm, ato varen nga gjendja e brendshme. Për këtë arsye institucionet duhet të jenë efikase, efektive dhe ta kryejnë punë që e kanë për detyrë”– pohoi Voisllav Zafirovski.

    Bashkë rrugëtimi drejtë BE-së me Shqipërinë sipas Zafirovskit garanton stabilitet rajonal, pavarësisht epilogut që mund të sjellin vendet anëtare për fillimin e negociatave, kornizën negociuese dhe konferencat ndër-qeveritare.

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Gazi Babës kërkojnë rialokimin e tokës ku planifikohet ndërtimi i impianteve për trajtimin e mbeturinave

    Lajmi i rradhës

    Shteti nuk e ndihmoi, por ai nuk u mbeti borxh punëtorëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë