VIJAT E KUQE TË AAA | Gashi: Të respektohet marrëveshja politike

    Alternativa sonte mblodhi në Gostivar kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar dhe për të vendosur se si do të veprojë pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Pas takimit, kryetari i Alternativës Afrim Gashi deklaroi se nëse ASh vendos që t’i bashkangjitet shumicës, atëherë kryeministri duhet të respektojë marrëveshjen politike që ka me AAA, shkruan Nistori.

    “Nëse ata (ASh) vendosin t’i bashkangjiten shumicës, natyrisht nëse ne mbetemi aty, do të gjejmë kanale të komunikimit dhe do të bashkëpunojmë, pasi Alternativa është parti bashkëpunuese. Varet prej tyre, por edhe nga ne, nëse qëndrojmë apo jo. Parimet pse kemi hyrë në qeveri, lidhet edhe me marrëveshjen tonë politike. Ajo marrëveshje i ka pasur dy segmente. Segmenti i parë ka të bëjë me marrëveshjen politike me nëntë pika dhe segmenti tjetër ka të bëjë me dikasteret. Theks më i veçantë për ne është marrëveshja politike. Të shohim se si do të sillen partnerët tanë me atë pjesë dhe në fund janë organet e partisë që do të vendosin.” – deklaroi Gashi pas takimit.

    Vendim përfundimtar, sipas tij do të marrë kuvendi qendror i partisë. Klima e mirë politike dhe marrëveshjet që respektohen, sipas Gashit janë të një rëndësie më të madhe se sa çështjet teknike, gjegjësisht zëvendësimi i dikastereve dhe mos të preket dinjiteti i partisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Analisti Jonuz: Taravari është në nivelin dhe kapacitetin e një politikani si Arben Xhaferi (Video)

    Lajmi i rradhës

    Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës së lartë sipas moshës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë