“Vijnë nxënës nën efektin e drogës që në mëngjes”- psikologia tregon se si mund ta kuptojmë! (Video)

    Psikologia Nereida Llaha, ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me problematikën e konsumimit të drogërave tek adoleshentët.

    Llaha tha se ka nxënës në gjimnazet e vendit të cilët paraqiten të droguar gjatë orëve të mësimit. Ajo theksoi se ata mund të kuptohen nga sytë apo hiperaktiviteti i tyre.

    Megjithastë psikologia theksoi se nuk është një fenomen masiv, por edhe për rastet që janë duhen marrë masat përkatëse. Sipas saj është e rëndësishme që perimetri i shkollës të jetë i sigurt dhe fëmijët të mos bien në kontakt me drogën.

    “Fëmijët qoftë edhe në mëngjes vijnë nën efektin e drogërave. Sepse kuptohen lehtësisht për syrin e psikologut, që te shikimi, te skuqja e syve, te zmadhimi i bebzave, tek irritueshmëria, por dhe hiperaktiviteti i shtuar.

    Nuk po them që është në masë, por elementë ka. Nuk po them që është e përditshme, por është një kampion i caktuar. Zakonisht sado që mbahen nën kontoll, adoleshentët pas shkollës mund të bëjnë një veprim që mund të ketë pasoja më pas.

    Shkollat kanë problem shumë të madhe në ndërhyrje, në zbatimin e politikave të sigurisë në shkolla. Hapësirat rreth shkollave nuk janë të sigurta”, tha psikologia.

    Lajmi Paraprak

    Janë nxënës shembullorë, por e ndërprenë mësimin pasi komuna ua ndali transportin

    Lajmi i rradhës

    Çfarë na mëson për politikën, smartfoni më “kinez”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë