Vijnë taksitë fluturuese | ’Virgin atlantic’ eksploron mundësitë (Video)

    Virgin Atlantic po eksploron mundësinë nëse do të mund të lancojë një shërbim taksish fluturuese si pjesë e një partnershipi me Vertical Aerospace të Bristolit. Kompania ajrore sugjeron se mjetet fluturuese që ngrihen vertikalisht e më pas ulen butë, mund të fluturojnë nga qytetet drejt aeroporteve kryesore. Vertical Aerospace po kryen teste fluturimi të mjeteve të saj këtë vit.

    Një ekspert tha se propozimi është më pak radikal se ata të kompanive të tjera të taksive ajrore por argumentoi se do të kishte sfida të mëdha përpara. Disa kompani të ndryshme kanë promovuar idenë e taksive fluturuese autonome që mund të marrin pasagjerë nga catitë e ndërtesave në qendrat e qyteteve dhe ti cojnë ata atje ku kanë nevojë. Vertical Aerospace thotë se mjeti që ajo po teston mund të mbajë katër pasagjerë dhe një pilot për rreth 160 km ndërkohë që lëshon më pak emetime dhe është më i heshtur se një helikopter.

    Në fakt, kompania pretendon se ai do të jetë thuajse i heshtur në udhëtim. Ajo ka bashkëpunuar ndërkohë edhe me American Airlines dhe avalon, një kompani që jep me qera avionë.

    Pamje: AFP

    Lajmi Paraprak

    Para për dëftesat, reagon MASH: Do të veprojë inspektorati i arsimit

    Lajmi i rradhës

    Si shpjegohet iluzioni optik për atë se si daltonistët i shohin ngjyrat: Shikojeni këtë imazh për 20 sekonda

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë