Para për dëftesat, reagon MASH: Do të veprojë inspektorati i arsimit

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar pas njoftimit të UNSHM-së se shkollat e mesme u marrin para nxënësve për dëftesat. MASH thotë se shkollat ​​nuk guxojnë t’u marrin para nxënësve apo prindërve për dëftesat, përcjell Nistori.

    MASH thekson se dokumentacioni pedagogjik që nevojitet për përfundimin e vitit mësimor e siguron Zyra për Zhvillim të Arsimit, ku çdo shkollë merr 5% më shumë në rast të gabimit.

    “MASH rikujton se në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe sipas nenit 3 nga Ligji për arsim fillor, dhe neni 3 nga Ligji për arsim të mesëm, çdo fëmijë ka të drejtën e arsimit falas dhe cilësor”, theksojnë nga MASH.

    Ata po ashtu thanë se bëhet fjalë për raste të izoluara në disa shkolla, për të cilat do të veprojë Inspektorati Shtetëror i Arsimit

    Lajmi Paraprak

    Riparimi i fasadave në Çair, një tjetër premtim i dështuar

    Lajmi i rradhës

    Vijnë taksitë fluturuese | ’Virgin atlantic’ eksploron mundësitë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë