Viktima më e re e trafikimit me njerëz në Maqedoni është një vajzë 10 vjeçe

    Foto ilustruese

    Viktima më e re e trafikimit me njerëz në Maqedoninë e Veriut është një vajzë 10 vjeçe ndërkaq nga gjithsej 8 viktima, 7 janë fëmijë.

    Një hulumtim i Lastrada tregon që fëmijët nën kërcënime dhe me forcë detyrohen të bëjnë veprime të papërshtatshme dhe videot e tyre publikohen edhe në ueb-faqe me përmbajtje pornografike.

    “Nëse para 10 vitesh viktimat ishin nga 16 vjet e lartë, tani viktimat janë nga mosha 10 deri në 17 vjet. Fëmijët janë kategoria më e rrezikuar, ata janë të manipuluar nën forcë, kërcënime detyrohen të bëjnë veprime online të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre, këto video ndonjëherë transmetohen drejtpërdrejtë, ndonjëherë shpërndahen në Pornhub ndonjëherë te miqtë, këto video shpërndahen mes fëmijëve, dhe janë të regjistruara nga vetë fëmijët”, tha Jasmina Rajtovska, drejtore ekzekutive e organizatës joqeveritare Lastrada.

    Kordinatorja për Luftën Kundër Trafikimit me Njerëz, Magdalena Nestorovska tha se shteti po bën gjithçka në drejtim të parandalimit dhe më pas sanksionimit të kësaj dukurie.

    “Mund të them që sanksionet e fundit të cilat janë shqiptuar dhe aktgjykimet e plotfuqishme që janë shqiptuar, kur bëhet fjalë për trafikim me fëmijë, tregon që shteti veçanërisht i kushton vëmendje këtij fakti. Aktgjykimi i fundit i cili ishte shqiptuar ishte 17 vite burg”, u shpreh Magdalena Nestorovska, Koordinatore për Luftën Kundër Trafikimit me Njerëz në MPB.

    Megjithatë, përkundër kësaj deklarate, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet kështu:

    “Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë”, thuhet në raportin e DASh.

    Institucionet kompetente bëjnë thirrje prindërve që të jenë më të vëmendshëm se si fëmijët e tyre përdorin rrjetet-sociale, me kë kontaktojnë dhe të mos shpërndajnë informacione personale në internet, personave që nuk i njohin. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Talat Xhaferi akuzon Musa Xhaferin se nuk i di procedurat ligjore dhe kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Sasha & Jeton: Letra IX

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë