“Virusi sinsicial”, dhjetëra fëmijë me sëmundje respiratore në rajonin e Gjevgjelisë

    Gjendja e fëmijëve me probleme me frymëmarrjen në Gjevgjeli është e qëndrueshme, ndërsa pjesë më e madhe e tyre trajtohen në shtëpi. Kështu deklaron për Alsat, drejtoresha e Qendrës Klinike universitare për Fëmijë, Aspasija Sofjanova, e cila me një ekip mjekësh shkuan për të hetuar problemin e shfaqur tek më shumë se 50 fëmijë në rajonin e Gjevgjelisë. Drejtoresha Sofjanova thotë se dyshojnë që bëhet fjalë për sindrom të lartë respirator, por më vonë do të dalin me raport më të detajuar.

    Duket se bëhet fjalë për virus respirator sinsicial, i cili zakonisht paraqitet tek fëmijët tek të cilët si deri më tani, ka qenë pasiv sistemi i tyre imunologjik për shkak se rrinë në shtëpi më tepër… Pandemia, qëndrimi në shtëpi ka bërë që të paraqitet ky virus edhe në këtë periudhë të vitit”, tha Aspasija Sofijanova, drejtoreshë e Qendrës Klinike universitare për fëmijë.

    Drejtoresha Sofjanova thotë se është informuar nga kolegët që edhe në qytete të tjera ka fëmijë të paraqitur me simptome të njëjta, të shkaktuara nga virusi sinsicial. Apelon tek prindërit të mos bëjnë panik.

    Të mos bëhet panikë, ky do ishte mesazhi im, çdo panikë është e pabazë. Deri në fund do keni edhe rezultat të plotë. Unë isha me gjithë ekipin e Klinikës së fëmijëve, të gjithë nga këndvështrimi ynë i analizuam fëmijët, terapinë, historinë, dhe erdhëm në përfundim se është bërë gjithçka në mënyrë korrekte dhe nuk ka asnjë hapësirë për panik”, pohoi Aspasija Sofijanova, drejtoreshë e Qendrës Klinike universitare për fëmijë.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se fëmijëve, te të cilët janë paraqitur probleme me frymëmarrjen u është bërë edhe test për Covid. Të gjithë kanë dalë negativ, ndërsa u bëhet dhe test sterologjik, për të provuar nëse dikush e ka kaluar koronavirusin.

    Lajmi Paraprak

    Fushata zgjedhore në Sofje nxit reagime në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Bllokohet miratimi i ligjeve për mbeturinat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë