Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti kërcënohen nga Muharrem Hasani, ky i fundit demanton

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili është edhe pjesë e fraksionit të BDI, i ashtuquajtur si “Grupit i Zjarrit” sapo ka denoncuar kërcënimet, të cilat thotë se i ka marrë nga Muharrem Hasani, i cili vetëm dy ditë më parë shpalli kandidaturën për kryetar të degës së BDI-së në Butel.

    Ganiu ka deklaruar për Alsat se rreth orës 20.00 ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur, i cili i është prezantuar si Muharrem Hasani.

    Ganiu thotë se nga Hasani është kërcënuar duke i thënë se “Ti dhe Izet Mexhiti do ta gjeni veten të paluar në rrugë”. E më pas ka vazhduar edhe me sharje e fyerje të rënda.

    Siç shpjegon kreu i Komunës së Çairir, kërcënimet e Hasanit vijnë pas deklaratës së Visar Ganiut në ALSAT ku tha se zgjedhjet e kryetarëve të degëve të BDI-së janë jostatutare.

    Deklarata e plotë e Visar Ganiut pasi doli nga Stacioni policor i Kisella-Vodës, pas denoncimit të kërcënimeve. 

    Hasani demanton Ganiun, thotë se nuk e ka kërcënuar

    Muharrem Hasani, ka hedhur poshtë akuzat e Visar Ganiut, i cili para pak orësh denoncoi në polici Hasanin për kërcënim.

    Hasani ka thënë se i demanton shpifjet e Visar Ganiut, për kërcënime nga ana e tij.

    “I indinjuar që njerëzit, të cilët kanë përfituar gjithçka nga Ali Ahmeti dhe BDI, me përkrahjen dhe kontributin e të gjithë neve ndër vite, janë tjetërsuar dhe po dalin kundër çdo gjëje që kanë mbështetur për 21 vite me rradhë, ndërkohë që tash – përnjëherë, kundërshtojnë dhe shpifin për ata, nga të cilët kërkonin mbështetje në çdo cikël zgjedhor. I zhgënjyer, por jo edhe i dëshpëruar, I DEMANTOJ në tërësi shpifjet e Visar Ganiut për gjoja kërcënime nga ana ime. Keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë.
    Shpifjet dhe njollosjet qofshin në nderin e tyre, nëse ju ka mbetur pak ndër! P.S. Deklarata e Visarit se, qenkam i zgjedhuri i Ali Ahmetit për Degën e Butelit, më nderon, megjithëse vjen nga një person që s’ka më pikë nderi!”, ka shkruar Hasani në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    Tetovarët kërkojnë që të vazhdohet me ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni – Gërkovskës: Në vend që të luftoni korrupsionin me ne, ju po na kritikoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë