Tetovarët kërkojnë që të vazhdohet me ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”

    Bulevardi “Bllagoja Toska” / Fotografia: Bilall Kasami, Facebook

    Pas lëshimit në përdorim të bulevardit “Bllagoja Toska”, qytetarët e Tetovës kërkojnë që i njëjti të vazhdohet. Ata apelojnë deri tek institucionet qendrore dhe lokale që të vazhdohet edhe më tutje ky bulevard që sipas tyre do të lehtësonte edhe më shumë komunikacionin e rënduar në rrugët e qytetit të Tetovës. Ata përshëndesin ndërtimin e këtij bulevardi por kërkojnë që I njejti të vazhdohet deri tek rrethi në bulevardin e Ilindenit, sepse në këtë mënyrë do të kontribuohet që kaosi në qytetin e Tetovës të jetë më i vogël. Ata vlerësojnë se shteti duhet më shumë të punojë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në këtë qytet. “Padyshim mendoj se bulevardi duhet që të hapet deri tek bulevardi tjetër i Ilindenit.

    Nëse nuk mund të realizohet deri atje të paktën deri në kthesën e parë në lagjen e Vardarit, që të mos ketë kaos në pjesët tjera sepse Tetovës i duhen edhe shumë bulevarde të këtilla. Ne jemi mirënjohës për të gjitha pushtet, si atë qendror poashtu edhe atë lokal kur kontribuojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Tetovës”, thotë Veton Murati, banor i Tetovës.

    Kërkesa e qytetarëve është që i njëjti bulevard të depërtohet edhe në pjesën tjetër të qytetit të Tetovës, por autoritetet komunale për një projekt të tillë do të duhet të ndajnë shumë mjete. Aktualisht nuk ka ndonjë projekt konkret në këtë drejtim, shkaku i mungesës së mjeteve financiare.

    Ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami është shprehur se me ekipin e tij janë duke punuar që të bëhet edhe vlerësimi i objekteve që duhet të shpronësohen për vazhdimin e bulevardit. Ai thotë se pritet që përmes një projekti të definohet konstruksioni financiar për shpronësimin e pronave të cilët janë më problem në këtë zonë. “Ka një projekt themelor, por duhet që të porosisim elaboratin për shpronësimin e pronave dhe pastaj të bëjmë një konstruksion financiar se sa do të kushtojë shpronësimi, sa do të kushtojë realizimi i projektit dhe më pastaj të shohim të gjejmë fonde për realizimin e këtij segmenti” deklaroi kryetari Bilall Kasami.

    Pas lëshimit në përdorim të këtij bulevardi menjëherë i njëjti ka filluar të frekuentohet nga banorët e Tetovës dhe përreth, të cilët e shfrytëzojnë për t`iu shmangur rrugëve tjera të stërngarkuara. Megjithatë ajo që vërehet është se përgjatë këtij bulevardi sërish kanë filluar të parkohen vetura dhe në këtë drejtim banorët e kësaj lagje apelojnë që të mos lejohet parkimi I veturave sepse kanë pritur me vite të tëra për një bulevard që do të lehtësojë komunikacionin dhe jo të ketë një vend parking të ri. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Rriten dyshimet mbi regjistrimin në RMV!

    Lajmi i rradhës

    Visar Ganiu dhe Izet Mexhiti kërcënohen nga Muharrem Hasani, ky i fundit demanton

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë