Viti 2021 do të mbahet mend edhe për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve

    Çmimet e grurit, misrit dhe lulediellit në vitin 2021 ishin shenjat e para se bota do të përballet me çmime më të larta për pothuajse të gjitha produktet.

    Në gjashtëmujorin e parë të vitit, çmimet e këtyre produkteve arritën rekord në bursat botërore si përgjigje të uljes së prodhimit dhe rritjes së kërkesës. Pothuajse të gjitha vendet kanë rritur projeksionin e tyre të inflacionit.

    Në vendin tonë, nga norma e planifikuar fillimisht e inflacionit prej 2.2 për qind, Banka Popullore në projeksionet e vjeshtës e korrigjoi në 3.1 për vitin 2021.

    Alarmi i parë për rrezikun e rritjes enorme të çmimeve në vend erdhi nga biznesmenët të cilët për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë, paralajmëruan se ka mundësi që çmimet e ushqimeve të rriten për 50 për qind e më shumë.

    “Pritet që rritja e çmimit të produkteve të jetë nga 40 në 50 për qind dhe këtu sigurisht duhet të shtohet edhe çmimi i ri i energjisë.”, pati thënë Vasko Ristovski nga Oda ekonomike.

    Qeveria gjatë gjithë kësaj periudhe ka argumentuar se situata nuk është aq alarmante. Por, qytetarët çdo muaj ballafaqoheshin me çmime më të larta në shitore, duke filluar nga çmimi i vajit, i cili arriti deri në 120 denarë për litër. U shtrenjtuan edhe perimet, frutat dhe produktet e qumështit. Këtë e ka evidentuar edhe Enti shtetëror i statistikës në të gjitha raportet mujore të publikuara. Dy muaj pas alarmit të parë, Qeveria vendosi t’i ngrijë çmimet e ushqimeve bazë deri më 31 janar 2022.

    “Këtë vendim e kemi marrë duke marrë parasysh të dhënat e Entit shtetëror të statistikave për çmimet në tregun e brendshëm në muajin tetor”, ishte deklaruar Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

    Stabilizimi i çmimeve pritet në vitin 2022, por norma e inflacionit do të kthehet në nivelin e 2 për qind vetëm në vitin 2023.

    Organizata Botërore e Ushqimit e shpalli vitin e kaluar një vit në të cilin 44 milionë njerëz të tjerë janë zhytur në varfëri. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Gjeopolitika dhe gjeoekonomia: Cilat janë perspektivat për vitin 2022

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët duhet t’i përkushtohen lodrave dhe lojërave në natyrë e jo atyre elektronike | Teknologjia po i ndryshon fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë