“Viti i Ri e priti Ramiz Merkon dhe klanin e tij me vetura luksoze të 2023”

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj blerjes së veturave luksoze të Ramiz Merkos. ASh e quan klanin e Merkos “Trekëndëshi i Bermudes” dhe thonë se urimi i vitit të ri ishte me blerjen e makinave ‘BMW’ të vitit 2023, me kosto nga 130 – 150 mijë euro, përcjell Nistori.

    “Për të blerë një të tillë një punëtor me rrogë mesatare prej 400 euro, nevojitet që të punojë 27 deri në 33 vite. Prepotenca luksoze që djali i kryetarit u tregon qytetarëve të Strugës me makinë të re që kushton rreth 150 mijë euro, flet vetë se çfarë objektivash dhe prespektive i ka sjellur Strugës babai i tij. Për të njohur një pushtet se sa i degraduar është mjafton të shikosh se si jetojnë pinjollët, që pa bërë asnjë punë në jetën e tyre i krekosen qytetarit të thjeshtë se sa të pasur dhe të fortë janë ato: mjerim dhe degjenerim” – thonë nga Aleanca.

    Nga ASh – Strugë bëjnë thirrje për ndërgjegjësim dhe të ndalin pasurimin e padrejtë të rreth 5 personave në kurriz të 50.000 qytetarëve struganë dhe në dëm të Strugës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Murtezani: Shikojmë mundësitë për import të energjisë elektrike dhe gazit nga Turqia

    Lajmi i rradhës

    Zbutësit e rrobave – A janë të dëmshëm për shëndetin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë