Anëtari i Komisionit të përbashkët të historianëve, profesori bullgar Kirill Topallov, akuzoi homologët e tij maqedonas për falsifikim, shkruan Alsat.
Sipas tij, pikërisht nga kjo burojnë vështirësitë në gjetjen e zgjidhjes për çështjet e diskutueshme historike.
“Jemi të bindur se ata e njohin shumë mirë historinë, por janë falsifikatorë të stërvitur mirë të historisë”, deklaroi Kirill Topallov- historian.
Pala maqedonase përmbahet nga ndonjë reagim thelbësor ndaj intervistës së Topallovit. Bashkëkryetari i Komisionit, Dragi Gjorgiev, për Alsat thotë se deklarata të tilla shkojnë përtej nivelit të denjë të komunikimit.
“Ata kanë qëllim të qartë politik për përdorim të brendshëm, i cili ushtron presion mbi të gjitha përpjekjet dhe idetë për të kapërcyer keqkuptimet. Pjesa maqedonase e komisionit mbetet e përkushtuar ndaj procesit të bisedimeve me homologët bullgarë, me gjithë profesionalizmin dhe ekspertizën e saj dhe në përputhje me përvojat dhe normat e Këshillit të Evropës dhe UNESCO-s, për mënyrën dhe metodat e tejkalimit të kontesteve politike dhe historike”, tha Dragi Gjorgiev- historian.
Topallov në intervistë për BGNES ka komentuar edhe integrimin evropian të Maqedonisë përmes prizmit politik, duke e drejtuar gishtin nga Serbia.
“Qeveria maqedonase dhe dy partitë kryesore simulojnë para opinionit dëshirën për t’u anëtarësuar në BE dhe po përdorin Bullgarinë si alibi, se gjoja Sofja e ndalon integrimin e tyre evropian. RMV nuk do të hyjë kurrë në BE para Serbisë. Beogradi nuk do ta lëshojë. Një fuqi tjetër e madhe qëndron pas ndalimit të Serbisë dhe Maqedonisë”, u shpreh Kirill Topallov, historian.Për vitin e ardhshëm janë caktuar pesë seanca të komisionit. /Alsat.mk
Rustemi: u përpoqëm shumë, por nuk arritëm ta përfundojmë autostradën Kërçovë – Ohër
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi në ngjarjen ku tregoi llogaridhënien vjetore, është ndalur në autostradën…