Dy qytetet më të ndotura në vend: Shkupi dhe Strumica

    Ministria e Ekologjisë ka aktivizuar alarmin për ajër të ndotur në Shkup dhe Strumicë. Dy ditë me radhë në katër lokacione në kryeqytet dhe në Strumicë, ndotja është më e lartë se 150 mikrogramë grimca PM10 në ajër. Për këtë, Ministria e Ekologjisë propozon që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë, ndërsa punëdhënësit në Shkup dhe Strumicë të riorganizojnë orarin e punës, dhe punëtorët në mjedis të hapur të punojnë nga ora 11 deri në 17:00. Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në ambient të hapur, ndërsa kujdesi mjekësor emergjent duhet të ketë kushte për vizitë në shtëpi dhe shërbim patrullimi, shkruan Alsat.

    Qeveria duhet t’i obligojë institucionet që janë nën pronësi të shtetit dhe pushtetin lokal, në këtë rast, në Shkup dhe Strumicë, ta reduktojnë përdorimin e automjeteve zyrtare deri në 50% si dhe të kufizojnë punët ndërtimore nëpër objekte.

    Inspektorati i ekologjisë duhet të ketë kontrolle të shtuara në fabrikat me leje A dhe të bëhet matja e rregullt e emetimeve të ndotjes në ajër.

    “Një1 nga problemet kryesore është mosfunksionimi i inspektorateve, sidomos inspektoratit të ekologjisë dhe mospasja e numrit të mjaftueshëm të inspektorëve, dhe ata që janë nuk janë shumë efikas. Njerëzit këtu, ashtu si kanë frikë nga Drejtoria e të ardhurave publike, do duhet të jetë mara më të rrepta edhe nga Inspektorati i ambientit jetësor”- deklaroi Ngjadhnjim Mehmeti, Eko Gerilla.

    Nga Qyteti i Shkupit thonë se ajri i pastër është një nga prioritetet më të mëdha të administratës së re të qytetit. Deponitë pastrohen, ndotësit po ndëshkohen, pohoјnë nga Qyteti.

    “Aktualisht jemi duke punuar për një zgjidhje sistematike të qëllimshme të disa masave plotësuese për të siguruar cilësi më të lartë të jetës dhe ajër më të pastër, gjë që nuk ka qenë rast në vitet e fundit dhe që rezulton me ajër të ndotur vazhdimisht në Shkup”- thone nga Qyteti i Shkupit

    Ndërkohë LSDM-ja sot akuzoi se kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, tre herë i ka ulur paratë për mjedisin.

    Lajmi Paraprak

    Kthimi i 17 milionë eurove nga Sead Koçan, gjithnjë e më i vështirë

    Lajmi i rradhës

    Viti përfundon me akuza të reja nga historianët bullgarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë