VLEN: BDI ushtron dhunë dhe presion ndaj qytetarëve në njësinë zgjedhore 6

    Sadat Sulejmani nga VLEN sot përmes një konference për shtyp tha se pushteti përmes policisë po shtron presion ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në tubimet e tyre.

    Ai tha se “e gjithë kjo ndodh prej kur BDI në mënyrë të jashtëligjshme, e mban në detyrëkryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme, i cili njihet si dorë e ligë dhe hakmarrëse e BDI-së”.

    “Kriminelët dhe të korruptuarit e pushtetit, ditëve të fundit po përdorin çdo mekanizëm për të ushtruar presion dhe trysni ndaj qytetarëve të cilët nuk i mbështesin ose nuk dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe Frontit të tyre. Ky fenomen edhe më i theksuar është në njesinë e gjashtë zgjedhore. Për më shumë se një muaj, Tetova është shndërruar në qytet ku bandat në mes të ditës gjuhen mes veti, ku të burgosurit lëvizin të lirë”.

    “Ndërsa policë të caktuar për çdo ditë u bëjnë presion qytetarëve të njesisë së gjashtë zgjedhore, madje edhe përmes thirrjeve në telefon, që të dalin nëpër tubimet e BDI-së dhe të votojnë BDI-në në zgjedhjet e ardhshme. E gjithë kjo ndodh prej kur BDI në mënyrë të jashtëligjshme, e mban në detyrëkryeshefin e Sektorit të Punëve të Brendshme, Shefik Bajrami i cili njihet si dorë e ligë dhe hakmarrëse e BDI-së”.

    “Qytetarët në Tetovë janë tepër të trishtuar nga krimet dhe ngjarjet që ndodhën në Tetovë prej kur Shefik Bajrami u vendos joligjërisht si shef i SPB-së”, tha Sulejmani.

    Lajmi Paraprak

    Lufta dhe nafta

    Lajmi i rradhës

    Zëvendësimi i ditëve të zgjedhjeve, përplasje në mes MASH-it dhe SASHK-ut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë