“Vllahoviqi” më i fortë se Komuna e Dibrës dhe Qeveria!

    Edhe pse kanë kaluar afër dhjetë muaj nga dhënia e pëlqimit nga ana e Qeverisë për ndryshimin të emrave të rrugëve, shesheve dhe institucioneve, Komuna e Dibrës akoma nuk ka marrë pëlqim nga Regjistrit Qendror për përdorimin e emrave të ri. Tani për tani nuk ka përgjigje se përse vonohet përgjigja nga Regjistri Qendror. Emërtimi i rrugëve, shesheve, urave dhe institucioneve u soll në prill të vitit të kaluar nga ana e Këshillit të Komunës duke respektuar të gjitha normat ligjore për ndryshimin e emrave.

    Në seancën e Këshillit të Komunës, në prill të vitit 2021 për listën e emrave të ri votuan të gjithë 15 këshilltarët, mes tyre edhe këshilltarët joshqiptar. Votuan këshilltarët e BDI-së, Alternativës, Aleancës për Shqiptarët, LSDM dhe VMRO-DPMN-së, duke respektuar njëkohësisht edhe Badenderin lokal. Në muajin dhjetor, Qeveria dha pëlqim për ndryshimin e emrave, ndërkohë që dokumentin në emër të Qeverisë atëkohë e firmosi Sekretari gjeneral i atëhershëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri. Megjithatë, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, në Dibër vazhdojnë të përdoren emërtimet e vjetra të rrugëve siç janë “JNA”, “Vellko Vllahoviq”, “Mosha Piade”, “Angjele Oboçki”…

    Rreth këtij problemi, konkretisht heshtjes së Regjistri Qendror, kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës, Fuat Spahiu, për gazetën KOHA thotë se komuna vazhdon të presë përgjigje nga Regjistri Qendror, ndërsa në Dibër të gjithë janë të revoltuar me mungesën e përgjigjes zyrtare.

    “Presim që sa më shpejtë të vije përgjigja nga ky institucion, meqë gjatë procesit të ndryshimit të emrave, janë respektuar të gjitha normat ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimin e emrave. Këshilli i Komunës e përdori edhe Badinderin lokal dhe nuk ka patur asgjë vërejtje rreth ndryshimit të emrave. Paraprakisht, dritë jeshile listës së propozuar i dha edhe Komisioni për marrëdhënie ndëretnike”, tregon Spahiu dhe shton se pengesa nuk duhet të ketë.

    Zvarritja e ndryshimit të emrave gjatë dekadave të kaluara në Dibër ka qenë disa herë prezente. Dibranët tani shpresojnë se kjo më nuk do të ndodh meqë Qeveria aktuale dhe institucionet frymojnë në mënyrë më demokratike në krahasim me dekadat e kaluara.

    Propozimi i parë që ka ofruar Këshilli i Komunës Dibër ka qenë në vitin 1996, ka vazhduar pastaj edhe në vitin 2010 dhe ashtu me rrallë. Kjo është hera e katërt që këshilltarët dibran vazhdojnë të merren me ndryshimin e emrave. Bashkim Mashkulli ishte kryetar i Këshillit, i cili në prill të vitit të kaluar solli vendimin për t’u aprovuar lista e re e emrave. Ai ka deklaruar se Dibra tani do të ketë emërtime të reja dhe këta emërtime u takojnë dibranëve. Por, edhe ai i cili aktualisht është këshilltar në Këshillin e Komunës, është i shqetësuar për zgjatjen e afateve nga Regjistri Qendror. Të theksojmë se në listën më të re që ka miratuar Këshilli i Komunës Dibër dhe ka marrë pëlqim edhe nga Qeveria, dominojnë emrat të iluministëve, patriotëve, dhe personaliteteve me domethënie të madhe për Dibrën. Normalisht ka edhe emra në përputhje me numrin e popullatës edhe të etnive të tjera që jetojnë në Dibër dhe në vendbanimet rurale të Dibrës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    A po shkojnë marrëdhëniet Turqi – Greqi drejt një përballje ushtarake?

    Lajmi i rradhës

    Vazhdon konfrontimi për regjistrimin e popullsisë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë