“Vlon” korrupsioni dhe nepotizmi në sportin e RMV-së

    Korrupsioni dhe nepotizmi në Sport është i lartë. Profesori universitar, Ivan Anastasovski, tha se nga anketat e realizuara rreth 80% e qytetarëve janë të bindur se ka korrupsion në sport.

    Në Maqedoni 81% kanë thënë se absolutisht në shtetin tonë ka, në mënyrë decide ka korrupsion në sport, ky është vështrim dhe perceptim i tyre të shprehur gjatë plotësimit të pyetësorit anketues dhe variablin numër 8. Ndërsa në bashkësinë tjetër etnike kanë thënë 68% e qytetarëve, pra rreth 70 % kanë thënë se ka korrupsion në sport. Do të thotë pavarësisht se çfarë përcaktimi etnike keni, perceptimi i atyre qytetarëve është se në shtetin tonë ka (korrupsion)”, tha Ivan Anastasovski, Profesor universitar.

    Gazetari sportiv, Igor Trpevski tha se korrupsion i madh në sport bëhet edhe me 10 milion eurot që Qeveria i ndan tek subjektet sportive.

    “Po ju pyes a e dini se sa nga subjektet individuale dhe kolektive për këto tre vite u kanë dhënë llogari se si janë shpenzuar ata para, pasi siç e di atje potencohet edhe se për çfarë duhet të harxhohen ata para. Para së gjithash ata janë para për kategori të vogla sportive. Por për fat të keq në realitet ata para më shpesh shpenzohen për benefite të pronarëve të klubeve, trajnerëve të cilët vetë i udhëheqin klubet dhe shpenzohen për të mira personale”, u shpreh Igor Trpevski, gazetar sportiv.

    Por drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, deklaroi se nuk mund të luftojnë korrupsionin tek subjektet sportive për shkak se Ministria e Financave nuk i mundëson të punësojnë inspektor.

    “Dërgova lutje bashkë me Anti-korrupsionin, tashmë tre herë kërkuam tek Ministria e Financave se disponojmë vetëm me një inspektor, katër herë kërkova zgjerim të programit për financim për së paku pesë inspektorë por ende nuk është mundësuar… me një inspektor çka mund të bëjmë”, tha Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

    Ish-futbollisti, Artim Shaqiri, thotë se në sport vendimet duhet të sillen me meritë.

    “Përzgjedhja e stafit sipas meritokracisë dhe profesionalizmit, kushtet infrastrukturore për stërvitje dhe ndeshjet që zhvillojnë, pagesat në kohë e trajnerëve e të tjerë”, theksoi Artim Shaqiri, ish-futbollist.

    Panelistët në debatin kushtuar korrupsionit dhe dëmin që ai shkakton në sport thanë se edhe prokuroritë e vendit duhet të jenë më efikase për luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit në sport. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fjalori vulgar i Xhaferit, Komisioni i Etikës mblidhet javën e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Shkodran Tolaj”, përgjegjësia Qeveri-AShKVP

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë