Rasti “Shkodran Tolaj”, përgjegjësia Qeveri-AShKVP

    Funksionarët e Qeverisë përgjegjësinë për keqpërdorimet e drejtorit të Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare Shkodran Tolaj e hedhin tek njëri tjetri. Zv. kryeministrja për Politika për Qeverisje të mirë Sllavica Gërkova tha se kabineti i saj nuk ka kompetenca të marrë masa ndaj drejtorit Tolaj dhe e hedh topin tek ministrja e Kulturës.

    “Atë që kabineti im e bën dhe që është në kompetenca të kabinetit tim është sjellja etike e kabinetit Qeveritar dhe ne dëshmuam se profesionalisht dhe me përgjegjësi e bëjmë punën kur bëhet fjalë për atë pjesë. Pres që të gjithë institucionet në parimin e njëjtë të funksionojnë dhe të veprojnë pa dallim se për kë bëhet fjalë e shpresoj se edhe Ministrja e Kulturës do e bëjë të njëjtën“, tha Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre për Qeverisje të mirë.

    Por ditë më parë, ministrja e Kulturës, Bisera Kostostadinovska Stojçevska deklaroi se inspektimet ndaj drejtorit Shkodran Tolaj, janë bërë në periudhën e ministres së kaluar. Ajo shtoi se me keqpërdorimet e konstatuara deri më tani të drejtorit Shkodran Tolaj nuk ka bazë për tu marrë masa ndaj tij, pasi ai një herë ka paguar gjobë prej 1 500 euro dhe herën tjetër i ka korrigjuar keqpërdorimet e fondeve. Sipas Ministres së Kulturës, masa mund të merren nëse vazhdojnë keqpërdorimet e drejtorit në fjalë.

    “Këto proces verbale që ishin lëndë e diskutimit në opinion ua interpretova edhe pse për kohë të shkurtër që të mbyllet kjo çështje rreth këtyre dy herë të keqpërdorimeve të mjeteve të buxheteve ku thashë se një herë drejtori është i dënuar, ndërsa herën e dytë i është thënë se ai duhet ti korrigjojë”, u shpreh Bisera Kostostadinovska Stojçevska, Ministre e Kulturës.

    Pasi drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në rrjetet sociale tregohet mik i afërt i kryetari të BDI-së, edhe vetë Ali Ahmeti ditë më parë kërkoi që institucionet të marrin masa ndaj të gjithë atyre që kanë keqpërdorur besimin dhe detyrën, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Pas një inspektimi të punës së Tolajt, nga shërbimet e Ministrisë së Kulturës, në raport është konstatuar se nga ana e drejtorit të Ansamblit, janë bërë keqpërdorime parash dhe shpenzime jashtë kornizave ligjore, për bileta dhe honorarë për udhëtimin jashtë vendit, pagesa kamatash dhe përmbarues për shkak të mos kryerjes në kohë të pagesave të domosdoshme, karburante për automjetin personal dhe parregullsi të tjera. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Vlon” korrupsioni dhe nepotizmi në sportin e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    A mbrohet konsumatori në Maqedoninë e Veriut dhe a respektohet ligji?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë