VMRO do ta përjashtojë nga partia bashkëpunëtorin e Mickoskit, u kap me drogë në Ohër

    Aleksandar Tollomanoski, pas raportit të MPB-së për posedim të narkotikëve, menjëherë është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Komitetit lokal në Peshtani të Ohrit dhe do të përjashtohet sa më shpejtë nga partia, njoftoi VMRO DPMNE.

    Ai do të përjashtohet sa më shpejtë nga partia, njoftoi VMRO DPMNE, pasi LSDM paraprakisht në një konferencë për media akuzoi se personi në fjalë, i afërt me liderin e VMRO-së Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Ohrit, Kiril Pecakov është kapur duke përdorur narkotikë.

    “Tollomanoski u shkarkua pas marrjes së denoncimit të tillë, LSDM në vend të standardeve të dyfishta të thërrasë për përgjegjësi për reagimin e vonuar ndaj kidnapimit dhe vdekjes tragjike të Vanjas së vogël. Kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, do të kërkojë nga drejtori i shkollës në të cilën punonte Tollomanoski të iniciojë masë disiplinore për ndërprerje të marrëdhënies së tij të punës”, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

    Nga kjo parti sërish kërkuan përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për vrasjen e dyfishtë të Pançe Zhezovskit dhe Vanja Gjorçevskës.

    Lajmi Paraprak

    Obeziteti në fëmijëri dhe pasojat gjatë jetës

    Lajmi i rradhës

    Shpërndarja e Kuvendit i lë ligjet pa u miratuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë