VMRO-DPMNE dhe LSDM tërheqin ankesat për rezultatet e zgjedhjeve në rrethin e dytë

    LSDM dhe VMRO-DPMNE tërhoqën ankesat e tyre për rezultatet e zgjedhjeve në rrethin e dytë, njoftojnë për AIM nga KSHZ.

    LSDM kishte parashtruar shtatë ankesa për dy vendvotime në Shuto Orizarë, një vendvotim në Konçë, tre vendvotime në Koçan dhe një vendvotim në Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa VMRO-DPMNE kishte një ankesë për një vendvotim në Probishtip.

    Sipas njoftimeve, nesër KSHZ-ja pritet të vendosë për 15 ankesat e mbetura të BDI-së, TMRO-së dhe Grupit të votuesve Enver Pajaziti.

    BDI ka bërë pesë ankesa, tre prej të cilave janë për vendvotimet në Studeniçan dhe dy për vendvotime në Zhelinë. Partia politike TMRO ka bërë shtatë ankesa, të gjitha ankesat janë në komunën Staro Nagoriçanit, ndërsa ankesat e grupit të votuesve të Enver Pajaziti i referohen tri vendvotimeve në Bërvenicë.

    Lajmi Paraprak

    LDK-ja del partia më e votuar në nivel vendi

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Qeveria pa plan për t’u ballafaquar me krizën energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë