LDK-ja del partia më e votuar në nivel vendi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit për kuvendet komunale.

    Në bazë të këtyre të dhënave, LDK është partia më e votuar sa i përket votave për asamble komunale. LVV renditet e dyta me votë popullore derisa PDK e treta. AAK ka dalë partia e katërt në këtë renditje.

    LDK ka grumbulluar 170 mijë e 134 vota

    LVV ka 168 mijë e 84 vota

    PDK ka 161 mijë e 645 vota

    AAK ka 90 mijë e 863 vota

    Lista Serbe 53 mijë e 342 vota

    Kujtojmë në raundin e dytë nuk do të ketë votime për asamble komunale, derisa për kryetarë të komunave do të votohet në 21 komuna./REL/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijëve u bën mirë loja në gjelbërim edhe në dimër, i mbron nga sëmundjet

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE dhe LSDM tërheqin ankesat për rezultatet e zgjedhjeve në rrethin e dytë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë