Priten hapat e ardhshëm të skenës politike me të cilat do të sqarohet gjendja me shumicën në Parlament, miratimi i Buxhetit për vitin e ardhshëm, kërkesa nga opozita për zgjedhje të parakohshme parlamentare, riorganizimi i mundshëm i kabinetit qeveritar, nga i cili pas nismave të pasukseshme të pardjeshme të opozitës për mosbesim të Qeverisë u tërhoqën kuadrot e Lëvizjes Besa, përcjell Nistori.
LSDM-ja mbrëmë porisiti se së bashku të gjitha forcat demokratike dhe deputetët do të sigurojnë stabilitet dhe vazhdim të përparimit të vendit, duke kërkuar njëkohësisht dorëheqje nga lideri i VMRODPMNE-së Hristijan Mickoski.
Nga partia opozitare, sërish insistuan në zgjedhje të parakohshme parlamentare duke vlerësuar se pushteti është i delegjitimuar nga rezultatet e zgjedhjeve lokale. /Nistori/
Mbi 700 shoferë gjobiten për tejkalim shpejtësie brenda një dite
Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar aksionar në vend për sanksionimin…