VMRO-DPMNE kritika për protokollin

    Pas nënshkrimit të protokollit, me reagim doli VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nënkryetari i saj, Aleksandar Nikollovski tha se në Sofje qartë u tregua se protokolli bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe varësisht përmbushjes ose jo të obligimeve që rrjedhin nga ai protokoll,  do të varet edhe avancimi i rrugës së Maqedonisë drejt BE-së. Maqedonia nuk do të bisedojë me Bashkimin Evropian për përparimin e saj, por me Bullgarinë për historinë, u shpreh Nikollovski, duke shtuar se të martën vetëm do të ketë fotografime, por bisedimet nuk do të nisin.

    “Kjo Qeveri tradhtare bëri dhe u pajtua për ndryshim të historisë dhe librave shkollor, më saktë, për bullgarizim haptazi si kusht për përparim në integrimet evropiane dhe kjo është thënë qartë sot, sepse qartë u tha në Sofje, se protokolli bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe se mos përmbushja e detyrave nga ky protokoll, Maqedonia do të përparojë ose jo drejt BE-së, do të hapen ose do të mbyllen kapitujt, thënë thjesht, nëse Maqedonia pranon bullgarizim do të përparojë drejt BE-së, e nëse nuk pranon bullgarizim, që është qëndrim i shumicës së maqedonasve, nuk do të përparojë drejt BE-së. Gënjeshtrat u zbuluan. Maskat ranë- deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Pse nuk ishin të pranishëm në votimin e propozimit francez, Sela dhe Fadil Zendeli?!

    Lajmi i rradhës

    Sytë e urrejtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë