“Taksa e krizës mbi karburantet, siç e quajnë ata, është një rritje e përhershme e çmimit të karburanteve prej 4.13 denarë dhe kjo do të ketë implikime për sasinë e të gjitha çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që marrin qytetarët,” thonë nga VMRO DPMNE.
“Taksa e krizës është një grabitje e njerëzve, të cilët më parë ishin borxhlinj për mbi 7 miliardë euro.
Njerëzit paguajnë për shpërdorimin dhe paaftësinë e qeverisë përmes taksave. Dhe ndërsa njerëzit rreth Zaev po bëhen të pasur, njerëzit po vuajnë.
Është koha për t’i dhënë fund ndarjeve të Zaev dhe LSDM-së, të qytetarëve të klasit të parë dhe qytetarëve të klasit të dytë. Maqedonia për të gjithë njerëzit!”, shtojnë nga VMRO DPMNE.