“VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën kundër Gashit”

    VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë interpelancën kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, tha deputeti i VMRO-DPMNE -së, Bojan Stojanoski në seancën e sotme parlamentare.

    Sipas Stojanoskit, interpelanca nuk ka asnjë pikë kontakti me realitetin dhe shkeljen e procedurave parlamentare, por, siç thotë ai, është “produkt i koalicionit të dëshpëruar të koalicionit të ri të përbërë nga LSD, E Majta dhe BDI”.

    “VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë këtë iniciativë së paku për tri arsye. E para është për shkak se nuk ka shkelje në kompetencat e kryetarit të Kuvendit që udhëheq institucionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

    Së dyti, kur sheh ato shtatë arsye, të gjithë autorët e akteve që shkojnë në drejtim të mosbindjes ndaj ligjeve në Ministrinë e Brendshme, për herë të parë janë gjetur dhe sanksionuar dhe për ta ka një procedurë.

    Së treti, sepse është joserioze dhe marrëzi, sepse në pikën shtatë dhe nën pikat c, d, d është shkruar imagjinoni bazë për interpelancë për parkim”, tha Stojanoski.

    Stojanoski, ndër të tjera, tha se nuk do të jetë si më parë, sepse siç theksoi, “VMRO-DPMNE nuk është borxhli ndaj askujt” dhe se si Koalicion janë të obliguar vetëm ndaj qytetarëve që i kanë votuar.

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia gjermane e shqetësuar pas zgjedhjeve të fundit

    Lajmi i rradhës

    Zgjerohet lënda për sistematizimin e Bushit, Antikorrupsioni kërkon përgjegjësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë