VMRO-DPMNE: Nuk do të lejojmë vendosje të kushteve që nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës

    Nga partia VMRO-DPMNE thonë se tani populli është i bashkuar dhe kërkon bashkim të fuqishëm kombëtar pas interesave kombëtare dhe shtetërore.

    “Është qeveria ajo që injoron qytetarët e saj, i poshtëron dhe përpiqet t’i përçajë. Përpjekjet e dhunshme të qeverisë për të bërë ndryshime kushtetuese po godasin një mur. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, të cilat nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës dhe janë nëpërkëmbje të dinjitetit të popullit të saj”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Nga atje theksojnë se Maqedonia është në kërkim të një shansi të drejtë si të gjitha vendet e tjera që kanë hyrë në BE, e jo negociata të ngarkuara me narrativa dhe presione historike.

    “Maqedonia është në kërkim të garancive institucionale evropiane se rruga evropiane do të jetë e parashikueshme, dhe jo një objektiv lëvizës që do të na shmanget vazhdimisht për shkak të kërkesave absurde retrograde të Bullgarisë.

    Fatkeqësisht, kjo qeveri as kur negocionte dhe as kur pranonte nuk ndërtoi një konsensus kombëtar dhe shtetëror. Tani dëshirojnë ta imponojë atë si një fakt të kryer që Maqedonia duhet ta pranojë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Rezoluta e Senatit Amerikan konfirmon mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës maqedonase

    Lajmi i rradhës

    Vandalizohet monumenti i policit që u vra në “Lagjen e Trimave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë