VMRO-ja pret parregullsi nga BDI në rrethin e dytë

    Fletëvotim / Fotografia: Nistori

    VMRO-DPMNE-ja pret parregullsi zgjedhore nga BDI-ja edhe më 8 maj. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski thotë se kanë informuar OSBE-ODIHR-në për të gjitha vendvotimet ku ata dyshojnë se kishte dhe do të ketë mbushje të kutive të votimit dhe ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të përforcojë kontrollet në këto vendvotime.

    “Te OSBE-ODIHR-ja kemi dorëzuar listë të vendvotimeve ku në periudha të caktuara kohore votimi ka qenë më shkurt se 1 minutë që nënkupton se aty kemi shumë parregullsi, gjegjësisht mbushje të kutive. Terminalet për shenjat e gishtave nuk kanë punuar në atë periudhë. Ata tani derdhin sasi të jashtëzakonshme parash kesh dhe i dimë edhe këmbimoret ku e bëjnë këtë dhe pastaj duan të jenë pjesë e qeverisë për të kthyer atë sasi parash. Mund të them se këtë e bëjnë funksionarë të lartë, madje edhe anëtarë të qeverisë të shoqëruar nga pjesëtar të MPB-së të cilët kur kapen, legjitimohen”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Sipas Mivkoskit, parregullsi të tilla ka pasur në disa vendvotime në Saraj, Likovë dhe Haraçinë.
    Edhe koalicioni shqiptar VLEN thonë se po përgatiten që më 8 maj të mos tolerohen parregullsitë si në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ata tashmë e fituan një padi në Gjykatën Administrative dhe u prish një vendvotim në Likovë ku kishin shprehur dyshime për “tren bullgar”.

    “Do të kemi takime edhe me strukturat tona për ta mbrojtur votën sepse e shohim që këto ditë pati dhe vendim nga Gjykata administrative që konstatoi vjedhjen që ndodhi në Likovë ku do të shfrytëzoj rastin të them se të gjithë ata do të mbajnë përgjegjësi para gjyqit dhe para organeve dhe ky është apel për secilin që do të ndërmarr një hap të tillë kësaj radhe nuk do t’i falet por do të përballet me drejtësinë”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

    As LSDM-ja dhe as BDI-ja në paraqitjet e sotme nuk kanë komentuar akuzat e opozitës për mbushje kutish, për presione, blerje votash dhe pritshmëritë për parregullsi në rrethin e dytë.

    Lajmi Paraprak

    Akullore shtëpie me qumësht

    Lajmi i rradhës

    Bllokimi i rrugëve në Tetovë pengon zjarrfikësit dhe ndihmën e shpejtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë