Akullore shtëpie me qumësht

    Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët.

    Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.

    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë të mrekullueshme të përgatitjes së akullores me qumësht.

    Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.

    Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.

    Përbërësit

     (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

    • 4 filxhanë çaji me qumësht
    • 30 gr kajmak ose ajkë qumështi
    • 4 kokrra vezë
    • 1 filxhan çaji sheqer
    • Një lugë çaji vanilje
    • 1 lugë gjelle niseshte

    Përgatitja

    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak.

    Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe kajmakun dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.

    Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë dhe hidheni masën në tenxheren e qumështit.

    Përzjeheni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.

    Kur masa të trashet, AgroWeb.org ju udhëzon ta largoni nga zjarri.

    Hidhini vaniljen ose nëse preferoni lëkurë limoni të grirë.

    Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambjenti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

    Sapo të ftohet dhe të ngrijë sa duhet është gati për t’u servirur.

    Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata si dhe arra e bajame gjithashtu.

    Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla.

    Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.

    Këtë recetë mund ta përgatisni edhe pa kajmak duke përdorur përbërësit e tjerë më sipër./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Aksidenti tragjik në rrugën Radovish – Shtip, policia del me detaje

    Lajmi i rradhës

    VMRO-ja pret parregullsi nga BDI në rrethin e dytë

    Lajme tjera

    Mundohu ta sfidosh veten në shumë aspekte

    Për shumë persona gjëja më e rëndësishme në gjithçka që marrin përsipër, është rezultati final. Me tëdrejtë, përfundimi ose rezultati final është ai që realisht duket dhe bëhet evident, dhe është pikërisht…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë