VMRO kërkon zgjedhje të parakohshme, LSDM thotë se Mickoski është plotësisht i humbur

    Edhe pse kryeministri Dimitar Kovaçevski, tashmë ka refuzuar të ulet në të njëjtën tryezë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të diskutuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partia opozitare pret që Kovaçevski të ndryshojë mendje. Ndonëse kryeministri theksoi se nuk do t’i pranojë, siç tha, shantazhet dhe kërcënimet e Mickoskit, nga VMRO-DPMNE thonë se rrjedh afati deri më 10 maj, për t’iu përgjigjur ofertës.

    “Është e pritur që Kovaçevski nuk mendon dhe nuk vendos vet, por ka edhe dhjetë ditë që të ndryshojë mendim fillestar që e dhanë nga partia e tij, jo ai personalisht dhe pastaj do të dalim t’i tregojmë hapat e ardhshëm. Do ta lija të kalojë afati që e dhamë sepse megjithatë jemi parti serioze, nuk jemi joserioz si ata dhe menjëherë pas atij afati do të dalim dhe t’i themi hapat e ardhshëm”, tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

    VMRO DPMNE pohon se nëse oferta e tyre refuzohet do të pasojnë “hapa seriozë dhe të pa praktikuar” ndërsa për aktivitetet do të informojnë pas takimeve të organeve partiake. Nga ana tjetër, LSDM-ja thotë për Alsat se nuk do të ketë ndryshim në përgjigje dhe se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme. Sipas socialdemokratëve, VMRO-DPMNE vazhdon me sjellje destruktive dhe çështja e zgjedhjeve parlamentare është mbyllur – ato do të mbahen në vitin 2024.

    “Përsëritja si papagall e së njëjtës pyetje të cilës i jemi përgjigjur disa herë tregon se Mickoski është plotësisht i humbur”, LSDM

    Më herët, BDI-ja ka bërë të ditur se tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por se ato mund të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, të cilat janë caktuar për vitin 2024. Partia e Ahmetit theksoi se nuk është koha për aventura dhe zgjedhjet e parakohshme do të ishin në favor të palëve të treta që kanë agjenda destabilizuese në rajon. 

    Lajmi Paraprak

    Kërkesat e sindikatës kanë bërë që partitë politike të politizojnë me grevën në arsim

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut në vendin e 57-të për nga liria e mediave për vitin 2022

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë