Nëse MPB-ja do t’i kishte vendosur targat në “Safe city” menjëherë pas zhdukjes së makinës së qytetarit nga Velesi, sot nuk do të diskutonim në sallë gjyqësore për vrasjen e vajzës sime Vanja. Kështu është përgjigjur i akuzuari, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, në një nga pyetjet e prokurorisë.
Në deklaratën e tij të parë në prokurori, ai ka kërkuar që të vihej në poligraf për të vërtetuar se thoshte të vërtetën dhe se nuk kishte asnjë lidhje me rrëmbimin e vajzës së tij.
Gjorçevski kërkoi që në sallën e gjyqit të shfaqet i gjithë incizimi, e jo vetëm 10 sekonda ku shihet ai duke lëvizur afër “Aleksandar Palas”, pra rrugën nëpër të cilën lëviznin edhe të akuzuarit e tjerë.
Babai akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës, por deri më tani nuk ka prova materiale dhe as verbale për këtë në sallën gjyqësore.