Arrihet zgjidhje për nxënësit e Velesit / Gjimnazi “Koço Racin” do të ketë 2 paralele në gjuhën shqipe

    Dy paralele në gjuhën shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit do të mbeten të hapura. Në të do të pranohen nxënësit e tjerë të cilët kanë mbi 50 pikë, e të tjerët që nuk plotësojë pikët ligjore do të duhet të regjistrohen në shkollën ekonomik në paralelen shqipe, pohon drejtori i Inspektoratit për Arsim, Halit Ferati, i cili pret që i gjithë ky proces të përfundojë sa më shpejt me qëllim që mos të zvarritet edhe më tepër procesi arsimor i fëmijëve.

    “Besoj se nuk do të ketë problem nga ana e prindërve pasi që të gjithë i njoh unë dhe do të takohem personalisht me gjithë ata prindër për arsye se në disa procedura administrative ligjore duhet të jemi të kujdesshëm për arsyen se në atë shkollë ndjekin mësimin edhe nxënës maqedonas edhe shqiptarë. Në bazë të inspektimeve në atë shkollë nuk e konstatuam një nxënës të palës tjetër që është i pranuar jashtë normave ligjore”- deklaroi Halit Ferati, drejtor i Inspektoratit të Arsimit.

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri pohon se për të nuk ishte as temë diskutimi paralelja në gjuhën shqipe sepse komuna e Velesit dhe gjimnazi “Koço Racin” kanë obligim ligjor që ta respektojnë konkursin i cili parasheh 4 paralele në gjuhën maqedonase dhe 2 paralele në gjuhën shqipe.

    “Pati një vendim të Këshillit komunal në qytetin e Velesit që do të thosha deri diku refuzim i vendimit të ministrit për hapjen e paraleles ose thënë më mirë kundërshtim të konkursit për regjistrim të nxënësve. Në asnjë konkurs nuk mund të ndodhë pas përfundimit të konkursit për regjistrim të sjell vendim qoftë edhe bartësi i postit në rastin konkret drejtori, qoftë ministri, por së paku edhe Këshilli komunal pas një përfundim të një konkursi të sjell për zvogëlimin e paraleleve dhe në të njëjtën kohë diskutimin e një listë për nxënësit të cilët duhet të pranohen. Kjo ndodhi vetëm në komunën e Velesit”- deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Shaqiri shpjegon se për arsye të kritereve që kërkohen gjatë regjistrimit në gjimnaz do të pranohen fëmijët që janë mbi 50 pikë dhe disa që janë më 49 pikë.

    “Pres që nesër definitivisht t’i thirrin prindërit dhe sa më shpejtë fëmijët të fillojnë në po të njëjtin gjimnaz. Të tjerët të cilët mbesin nën pikët të cilët nuk janë, 3 ose 4 fëmijë do të vazhdojmë të komunikojmë më ato, por do të kisha insistuar për të mirën e gjithë këtij procesi gjithë bashkë ta mbështesim që të hapim edhe paralelen tjetër e cila është në shkollën e mesme ekonomike”- pohoi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës”- tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

    Problemi në gjimnazin e Velesit u krijua në ditën e parë të shkollës, 1 shtator, kur 16 nxënësit shqiptar të pranuar në gjimnaz u larguan nga objekti shkollës pasi që Këshilli komunal i Velesit kishte hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për 2 paralelet në gjuhën shqipe. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Shumë mërgimtarë këtë verë e vizituan vendlindjen e tyre, Dibrën

    Lajmi i rradhës

    Daçiq thotë se Serbia nuk mund ta dëgjojë SHBA-në për njohjen e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë