Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar që në orët e mesditës në rajonin e Gostivarit është gjuajtur me armë ndaj një personi. Policia ka dhënë disa informata rreth vrasjes që ndodhi në Debresh të Gostivarit.
“Zbardhet vrasja në Debresh të Gostivarit, ku tre persona janë privuar nga liria. Policët nga SPB Tetovë sot pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen që ndodhi sot në Debresh të Gostivarit rreth orës 17:15”, raportoi policia, duke theksuar se arma është konfiskuar.
Në lidhje me këtë vrasje u arrestua 28 vjeçari B.V., 31 vjeçari J.V. dhe 32 vjeçari L.V. Ata ndodheshin në automjetin “Volvo” me targa të Zvicrës.