Lidhur me ngjarjen në të cilën më 05.07.2024 në Tetovë, një person që drejtonte veturën “Mercedes” ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës “BMW” në të cilën qëndronte personi me inicialet R.T. (39), i cili nga plagët e marra vdiq, MPB – Byroja e Sigurisë Publike informon se ka ndërmarrë masa shtesë për gjetjen e personit që dyshohet se realizoi aksionin, përcjell Nistori.
Pas lëshimit të urdhrave nga Gjykata Themelore Tetovë janë bastisur tre lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, në të cilat janë marrë mjete, të cilat mund të ishin të dobishme për qartësimin e ngjarjes dhe në Stacionin Policor Tetovë është ndaluar një person për bisedë informative.
Veprimet e përgjithshme janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë kompetente publike dhe në të gjithë rastin, që nga momenti i parë janë të kyçur edhe efektivë të policisë nga Departamenti i Krim Policisë të Byrosë për Siguri Publike. /Nistori/
Zelensky falënderon Gjermaninë si “mikun e madh”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky qëndron për vizitë në Gjermani. Ai falënderoi Berlinin për mbështetje në luftën kundër trupave…