“VRASJE NË TETOVË” | Prokuroria hedh poshtë pretendimet e dokumentarit të IRL-së

    Pamje nga dokumentari “Vrasje në Tetovë” i përgatitur nga IRL

    Prokuroria Publike dhe ekipi i prokurorëve publikë që kanë punuar në rastin e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës hedhin poshtë pretendimet në emisionin e Laboratorit Hulumtues të Reporterëve (IRL) që i referohen rrjedhës së hetimit të këtij rasti, thuhet në njoftimin e  Prokurorisë.

    Siç thonë prej atje, me synimin e dukshëm për diskreditim të pabazë dhe pa ndonjë interes real për të prezantuar të vërtetën, emisioni me vetëdije kryen manipulim të rëndë me informacionet. Prokuroria thotë se janë absolutisht të rreme pretendimet se ekspertiza e ekspertëve gjermanë nuk është paraqitur si provë në proces gjyqësor.

    “Ekspertiza zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Institutit të mjekësisë ligjore pranë shërbimit federale për kriminalistikë nga Gjermania ishte pjesë përbërëse e materialit dëshmues”, thonë nga Prokurira.

    Prokuroria shton se në emision nuk përfshihen konkluzionet e ekspertizës së Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, që e shqyrtoi shpejtësinë e djegies së të gjitha materialeve të përdorura për spitalin dhe që tregon qartë gjithashtu se arsyeja kryesore e shpejtësisë së djegia e spitalit modular është përqendrimi i lartë i oksigjenit në objekt.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se si dëshmi për përkushtimin dhe transparencën në punën e Prokurorisë Publike dhe prokurorëve publikë që veprojnë në këtë rast, gazetarëve të IRL-së u janë mundësuar disa takime me prokurorë të ndryshëm publikë, dhe u është ofruar gjithashtu që t’ua dërgojnë të gjitha  pyetjet me shkrim në lidhje me këtë temë e që deri në publikimin e emisionit pyetje të tilla nuk janë dërguar në Prokurori. /TV21/

    *Dokumentarin e plotë “Vrasje në Tetovë” të IRL-së mund ta ndiqni në vijim:

    Lajmi Paraprak

    Dhjetëra deponi jolegale në RMV digjen vazhdimisht

    Lajmi i rradhës

    MSh: Asnjë qindarkë nuk kemi paguar për objeket modulare të ShSh Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë