Vrasja te Mavrovasja, Elvin Kurtoviç dënohet me burgim të përjetshëm

    Elvin Kurtoviçit i shqiptohet dënimi me burg të përjetshëm për vrasjen e Vasil Eftimovit. Elvin Kurtoviç paraprakisht pranoi fajësinë për vrasjen e Vasil Eftimovit më 20 gusht të vitit të kaluar, në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup. Ai para gjykatëses Monika Bahqovanovska tha se ka qenë nën ndikim të drogës dhe se nuk ka dashur që ngjarja të përfundojë në atë mënyrë.

    “Nuk jam mirë as në anën emocionale, as psikike. Shpreh pendim për veprën penale. Nuk kam dashur ta vras, ndodhi aksident. Isha nën ndikimin e drogave disa ditë, me të vërtet. Më herët kam bërë burg për vepra të vogla, në krahasim me këtë. Shumë më vjen keq, kjo është gjithçka që kam për të thënë”, tha Kurtoviç.

    Ndryshe, Vasil Eftimov ishte biznesmen dhe udhëheqës i kompanisë “Mitelmont” për shitje të pajisjeve për ujësjellës. U vra më armë zjarri.

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: e ndjekim nga afër procesin në Këshillit Gjyqësor

    Lajmi i rradhës

    Për dy vjet, institucionet shtetërore blenë 270 automjete me vlerë 8.5 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë