LD: Ideja për koalicion të zgjeruar drejt kolapsit – duhen zgjedhje të parakohshme

    Lidhja Demokratike (LD), thotë se ata për një kohë të gjatë ka promovuar formimin e një Qeverie të zgjeruar dhe të përkrahur nga të gjitha partitë parlamentare, duke respektuar parimin kushtetues të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha bashkësive etnike.

    Sipas LD-së, motivi i një Qeverie të tillë, është mbrojtja e interesave strategjike dhe kombëtare të shtetit, demokratizimi, sundimi i ligjit dhe karakteri unitar i shtetit.

    “Qeveria e koalicionit të zgjeruar duhet të bëjë reforma thelbësore, të cilat përfshijnë Kushtetutë të re sipas konceptit qytetar, reforma të thella në sistemin e drejtësisë, ndërtimin e një sistemi për luftimin efikas të krimit, reforma në administratë dule ulur numrin e deputetëve në 90 dhe numrin e ministrive në maksimum 12 si dhe kushte për të rinjtë për të hapur biznese”, thonë nga atje.

    Siç thonë nga atje, LSDM-ja me ofertën e saj të pretenduar për përfshirjen e opozitës në Qeveri e ka keqpërdorur dhe komprometuar plotësisht këtë ide.

    “Kjo është manipulim klasik dhe qasje të pasinqertë të qeverisë dhe LSDM-së, për të shmangur përgjegjësinë për kolapsin e proceseve integruese evropiane. Sipas informacioneve dhe vlerësimeve të Lidhjes Demokratike, ideja për një qeveri të koalicionit të gjerë do të shembet, prandaj qeveria duhet të japë dorëheqjen dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndryshe, nëse Dimitar Kovaçevski do të kishte qasje serioze, do të duhej të jepte dorëheqje deri më tani dhe të fillonte procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re”, thonë në fund nga LD-ja.

    Lajmi Paraprak

    Burokracia gjermane vështirëson ardhjen e punëtorëve

    Lajmi i rradhës

    Spasenovski: Qeveria pa BDI-në brenda, vetëm do t’i komplikojë punët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë