Vrasje dhe plagosje gjatë një proteste në Bejrut (Video)

    Bejruti u përball me dhunën më të rëndë në më shumë se një dekadë pasi të shtënat me armë shpërthyen përpara një proteste të diskutueshme në qendër të Bejrutit.

    Sipas CNN, përcjell Telegrafi, përkrahës të Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe aleatët e tyre shiitë Amal po marshonin drejt Pallatit të Drejtësisë në Bejrut kur persona të armatosur dhe persona me snajper të paidentifikuar, qëlluan nga çatitë duke bërë që protestuesit të mbuloheshin dhe të shpërndaheshin.

    Grupi militant dhe politik, Hezbollah, i mbështetur nga Irani kishte nisur protestën e së enjtes për të kërkuar heqjen e Tarek Bitar, një gjykatës që po drejtonte një hetim mbi shpërthimin e vitit të kaluar në port që la të vdekur mbi 200 njerëz.

    Gjykatësi ka lëshuar urdhër-arreste për disa zyrtarë të lartë, përfshirë një zyrtar të lartë nga lëvizja Amal, lëvizje që është aleate me Hezbollahun.

    Banorët e Bejrutit, të stërvitur nga lufta dhe me një ‘sens’ të gjashtë për dhunën e afërt, tashmë po përgatiteshin për më të keqen. Sapo kishin filluar të shtënat me snajper pastaj njerëzit e maskuar të veshur me të zeza, me sa duket të lidhur me protestuesit, filluan të qëllonin me pushkë dhe RPG, sipas videove të medieve sociale.

    Të paktën pesë persona janë vrarë – disa prej tyre janë qëlluar në kokë – dhe mbi 30 persona janë plagosur. 

    Lajmi Paraprak

    KSHZ: Nuk do të ndërpritet mësimi pas ditës së zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Roberto Karlos, trajneri i ri i Kosovës?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë