Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 65-vjeçarit nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “vrasje”, njofton Nistori.
Tragjedisë i ka papararirë dhuna në familje dhe pas një mosmarrëveshje të shkurtër reciproke, i dyshuari me vetëdije ka shkrepur armën ndaj S.N. (39 vjeçar) dhe e ka lënë të vdekur, me të cilin jetonte në të njëjtën banesë. Aktin e ka kryer me një të shtënë nga një pushkë gjuetie që e posedonte me leje.
Plumbi e ka goditur viktimën dhe i njëjti ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa i dyshuari është ulur në banesë me trupin e pajetë të të ndjerit derisa janë gjetur.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. /Nistori/