Vuçiç e konfirmon: Do të marr pjesë në samitin e BE-së në Tiranë

    Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar sot se do të udhëtojë drejt Tiranës në kuadër të samitit të BE-së.

    Pasi kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë, ai shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjeshtë ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend.

    “Kam biseduar me Brnabiç, nuk e kam problem, nuk është çështje e kotësisë sime, kam dhjetë vite e gjysëm që po mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë, ndonjëherë thjesht pushtohesh nga emocionet, kur nuk di çfarë të bësh më, kur dikush prodhon kriza prej muajsh”, tha Vuçiç për të shkuar në Tiranë. 

    Lajmi Paraprak

    Gjermania në vitin 2070 me më shumë pleq

    Lajmi i rradhës

    FIFA inicion edhe një procedurë disiplinore ndaj Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë