Vuçiq citon një ajet nga sureja El-Bekare e Kuranit (Video)

    TANJUG/ STRAHINJA ACIMOVIC

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte sot në Novi Pazar, ku mori pjesë në hapjen e rrugës së rinovuar 20.5 kilometra për në Tutin. Vuçiq iu drejtua turmës dhe ai ndër të tjera citoi një ajet nga Kur’ani, më saktë nga surja më e gjatë El-Bekare, shkruan N1, përcjell Nistori.

    Zgjodha suren El-Bekare, e cila përmban ajetin: “O besimtarë, jetoni në paqe të gjithë dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit, ai është me të vërtetë armiku juaj i hapur”, tha Vuçiq.

    Kujtojmë, presidenti i Serbisë tha sot se dëshiron më shumë boshnjakë në qeveri dhe institucione të tjera shtetërore në atë vend, madje më shumë sesa meritojnë proporcionalisht boshnjakët.

    “Si do ta shihni që ne i perceptojmë boshnjakët si motra dhe vëllezër, dhe jo si një trup të huaj kundër të cilit duhet të luftojmë”, tha kreu i Serbisë.

    “Dëshirojmë ta dini se ju keni vëllezër dhe miq në serb. Nuk na shqetëson nëse e doni Sarajevën, por jam i lumtur kur shoh se gjithnjë e më shumë boshnjakë po vijnë në Beograd sepse Beogradi është kryeqyteti juaj dhe jeni gjithmonë të mirëpritur”, tha presidenti serb. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çmimi Nobel në Ekonomi 2022 dhe krizat financiare

    Lajmi i rradhës

    Si mund të shmangni dhimbjet e dimrit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë