Vuçiq: Ndalja e referendumit në Kosovë, do të ketë pasoja të mëdha

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ndalesa nga ana e Prishtinës që serbët e Kosovës të mos votojnë në referendum, do të ketë pasoja të mëdha dhe se Serbia “qëndron pranë popullit të saj”.

    “Do të ketë pasoja të mëdha, por duhet ta dinë dhe dëgjojnë. Në çdo rast, ne jemi pranë popullit tonë në Kosovë dhe së bashku me popullin do të marrim vendimet në të ardhmen”, tha Vuçiq.

    E pas votimit në referendum për ndryshime kushtetuese, presidenti serb tha se sjellja e Prishtinës “nuk është për t’u befasuar”, duke marrë parasysh që qeveria e Kosovës sipas tij “po maltreton serbët”.

    “Serbët pa u menduar dy herë përmes përfaqësuesit të Listës Serbe dje kanë treguar çfarë duan, e edhe sot treguan se zëri i serbëve në Kosovë është një zë “për” Serbinë, e jo për Kurtin”, shtoi Vuçiq. 

    Lajmi Paraprak

    Newcastle tenton transferimin e Robin Gosens

    Lajmi i rradhës

    Vitamina C dhe efekti i saj në shëndetin tonë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë