Newcastle tenton transferimin e Robin Gosens

    Robin Gosens është jashtë fushave që nga muaji tetor, por ai vazhdon të ketë skuadra që e pëlqejnë.

    Newcastle United është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të majtë gjerman.

    27-vjeçari është i lënduar dhe nuk rikthehet edhe një muaj, por ai vazhdon të jetë në krye të dëshirave të trajnerit Eddie Howe për krahun e majtë të mbrojtjes.

    Sipas Sky Italia, skuadra angleze i ka bërë ofertë zyrtare lojtarit, duke i ofruar një kontratë prej tri viteve e gjysmë.

    ‘Laraskat’ i kanë ofruar pagë vjetore gjermanit prej 3,5 milionë eurove, pagë që është tri herë më e lartë se sa fiton tek Atalanta.

    Ndërkohë për klubin italian po përgatitet një ofertë prej 30 milionë euro që ta lënë lojtarin të lirë të transferohet në St James Park. 

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë maqedonas me pasaporta bullgare drejt Europës

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq: Ndalja e referendumit në Kosovë, do të ketë pasoja të mëdha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë