Vuçiq: Nga 4 shtatori Kosova fillon lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Bled se Prishtina nga 4 shtatori fillon në një aksion dhe me kërkesa të reja për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare – nga Interpoli, UNESCO e deri të Këshilli i Europës.

    “Kjo do të thotë se ata do të ndërpresin implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes së Washingtonit që e kemi arritur. Kjo do t’i kontribuojë jostabilitetit në rajon, e puna e jonë është të bëhemi gati që t’i kundërpërgjigjemi një lëvizje të tillë”, ka deklaruar presidenti serb.

    Vuçiq ka shtuar se informata për këtë i ka ardhur nga burime të inteligjencës së shtetit serb, dhe se sipas tij ky është një informacion brengosës.

    Kujtojmë që marrëveshje e 4 shtatorit 2020 ishte arritur në Washington, dhe ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, dhe se Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos kërkoj anëtarësim në organizata ndërkombëtare – derisa Serbia ishte pajtuar që të ndalë fushatën e egër të çnjohjeve të Kosovës.

    Së fundmi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pati deklaruar se do të angazhohet për njohje të reja të Kosovës, në anën tjetër Vuçiq kishte reaguar menjëherë duke thënë se kushdo që vendosë ta njoh Kosovën, Serbia menjëherë do të fillojë fushatën e çnjohjeve. 

    Lajmi Paraprak

    OKB: Moti ekstrem ka shkaktuar vdekjen e 2 milionë njerëzve në 50 vitet e fundit

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e Bërnjarcës në bojkot, Komuna e Gazi Babës nuk ua lejon mësimin në shkollë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë