Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Berlinit, Kurti: Ndoshta dikujt i ka munguar, por mu jo

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar mospjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Samitin e Berlinit.

    Kurti tha se nuk e di pse nuk ka ardhur dhe se nuk është që i ka munguar.

    “Nuk e di pse s’ka ardhur dhe nuk është që na mungoi, ndoshta dikujt po, por mua jo sigurisht”, tha Kurti.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se sot në samit të gjithë folësit dënuan bëhej agresionin rus në Ukrainë, e sipas tij kjo mund të ketë qenë arsyeja e mungesës së presidentit Vuçiq.

    “Ka mundësi që në një situatë të tillë, është frikësuar të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar dhe prandaj sikurse ka bërë jo rrallë herë ka sakrifikuar dikë tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës e shtetit ku është president”, tha Kurti. 

    Lajmi Paraprak

    Borxhi i Komunës së Tetovës brenda një viti është zvogëluar vetëm për 613 mijë euro (Video)

    Lajmi i rradhës

    Liderët e Ballkanit Perëndimor me marrëveshje për njohjen e letërnjoftimeve dhe diplomave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë